Berisha: Ishim efikasë para portës, kjo ndeshje na jep vetëbesim (VIDEO)

Berisha: Ishim efikasë para portës, kjo ndeshje na jep vetëbesim (VIDEO)

Berisha: Ishim efikasë para portës, kjo ndeshje na jep vetëbesim (VIDEO)

Trajneri i Feronikelit, Elon Berisha, është shprehur tejet i kënaqur me triumfin e skuadrës së tij ndaj Dukagjinit, ku drenicasit shënuan tri herë për të arkëtuar pikë të plota.

Sponsor 3M Express

Para këtij dueli, Feronikeli kishte shënuar vetëm shtatë gola dhe kishte pranuar 16 në 10 ndeshje, por në këtë sfidë efikasiteti i tyre në sulm bëri diferencën.

Pas ndeshjes, timonieri i Feronikelit theksoi për Klan Kosova se skuadra më në fund arriti t’i konkretizojë mundësitë e krijuara para portës kundërshtare.

Ne jemi shumë të kënaqur sot që i kemi shfrytëzuar rastet edhe kemi qenë shumë efikasë në rastet e krijuara. Ndoshta edhe prej të kaluarës e dimë që kemi krijuar raste, mirëpo nuk kemi qenë efikasë, kurse sot patëm fat edhe qemë shumë konkretë në rastet të cilat i krijuam. Jam shumë i kënaqur edhe me faktin që nuk kemi pranuar gola”, deklaroi Berisha.

Në këtë fitore realizoi edhe Janik Noah golin e tij të parë sezonal, gjë që sipas trajnerit ka peshë të madhe morale për fazën sulmuese.

Në xhiron e radhës, Feronikeli e pret një përballje e vështirë ndaj Malishevës, e cila kryeson tabelën e Superligës së Kosovës.

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Berisha: Ishim efikasë para portës, kjo ndeshje na jep vetëbesim (VIDEO) | Momenti