Berisha flet pas tensioneve në Parlament: Deputetët e opozitës u bënë zëri i protestës së studentëve dhe gjimnazistëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli pas seancës së sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjidhje politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Sponsor 3M Express

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se deputetët e opozitës vendosën të bëhen zëri i kërkesave të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve, ndërsa e cilësoi Kuvendin si “parlamentin e krimit”.

“Deputetët e opozitës vendosën të jenë sot zëri i kërkesave të protestës së studentëve, vullnetit të studentëve dhe gjimnazistëve, dhe interpretë të interesave të tyre. Ky është parlamenti i krimit dhe ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë”, deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi sistemin politik në Shqipëri si “narkodiktaturë” dhe pretendoi se Parlamenti nuk ka legjitimitet, pasi, sipas tij, ka dalë nga një farsë elektorale.

“Ky parlament nuk mund të vazhdojë. Ky parlament nuk ka legjitimitet. Ky parlament ka dalë nga një farsë elektorale. Ky parlament është shndërruar në mburojë të vjedhjeve të paimagjinueshme të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Në përfundim, kreu i opozitës deklaroi se Partia Demokratike mbështet protestën e studentëve dhe gjimnazistëve, duke u shprehur i bindur se ata do ta fitojnë betejën e tyre.

“Partia Demokratike qëndron totalisht në mbështetje të tyre dhe në mbrojtje të tyre”, përfundoi Berisha.

Kujtojmë që seanca parlamentare e ditës së sotme u shoqërua edhe me skena sherri mes disa deputetëve të PD-së dhe PS-së.

Lexo edhe

Prej korrikut nuk dihet asgjë për të, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Xhafer Raqit

Prej korrikut nuk dihet asgjë për të, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Xhafer Raqit

Kurti në Mal të Zi, akuzon Serbinë për destabilizim dhe ngre shqetësimin për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kurti në Mal të Zi, akuzon Serbinë për destabilizim dhe ngre shqetësimin për shqiptarët në Luginën e Preshevës

“Rain, as a lost resource” – How is the lack of rainwater management in Kosovo deepening the water crisis and damaging freshwater biodiversity?

“Rain, as a lost resource” – How is the lack of rainwater management in Kosovo deepening the water crisis and damaging freshwater biodiversity?

Berisha flet pas tensioneve në Parlament: Deputetët e opozitës u bënë zëri i protestës së studentëve dhe gjimnazistëve | Momenti