Nënkryetarja e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Obiliq, Linda Bekteshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet brenda kësaj dege, duke theksuar se partia ka strukturën e saj dhe njerëz që ndër vite kanë kontribuar në të.

Përmes një postimi, Bekteshi ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme të LDK-së do të organizohen vitin e ardhshëm, sipas kalendarit zgjedhor dhe rregullave statutare të partisë.
Ajo ka theksuar se deri në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, prioritet duhet të jenë puna, përgjegjësia në Asamblenë Komunale dhe bashkëpunimi i brendshëm.
Bekteshi ka bërë thirrje që të respektohet kontributi i aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë qenë pjesë e LDK-së ndër vite, duke theksuar se ambiciet dhe vullneti për të kontribuar duhet të zhvillohen në përputhje me procedurat partiake.
“LDK-ja në Obiliq ka shtëpinë e vet, ka strukturën e saj dhe ka njerëz me legjitimitet, të cilët ndër vite kanë punuar e kontribuar për këtë parti”, ka shkruar ajo.
Në fund të reagimit, Bekteshi ka ritheksuar se dyert e degës në Obiliq janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, por ka shtuar se kontributi i njerëzve që kanë bartur përgjegjësi ndër vite nuk duhet të anashkalohet.
“LDK-ja në Obiliq ka adresë, e kjo adresë, me njerëzit e saj, ju mirëpret të
Burimi: Insajderi




