Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Vendimin e tij, Hamza ua ka bërë të ditur të mërkurën edhe anëtarëve të Kryesisë së partisë, ndërsa në një konferencë për media ka deklaruar se dorëheqja hap rrugën për një proces të ri zgjedhor brenda PDK-së.

Sponsor 3M Express

Hamza ka thënë se përgjegjësinë për ta udhëhequr partinë që nga viti 2020 e kishte marrë për shkak të përgjegjësisë ndaj subjektit politik, e jo për ambicie personale.

Ai ka theksuar se gjatë udhëheqjes së tij është përqendruar në ruajtjen e unitetit të partisë.

Hamza ka bërë të qartë se dorëheqja nga posti i kryetarit nuk nënkupton largimin e tij nga PDK-ja, duke shprehur përkushtimin për të mbetur pjesë e saj.

“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike”, ka deklaruar Hamza.

Mes tjerash, Hamza u shpreh se ky vendim i hap rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda PDK-së, përmes të cilit anëtarët do të vendosin për drejtimin e ardhshëm të partisë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes më të madhe të të rinjve dhe mundësive që ata të marrin përgjegjësi.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen e 46-të

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen e 46-të

I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

Macron shpërthen ndaj liderëve të huaj për protestat në Francë: Të papranueshme dhe budallallëqe

Macron shpërthen ndaj liderëve të huaj për protestat në Francë: Të papranueshme dhe budallallëqe