BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka përsëritur përkushtimin ndaj perspektivës së anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një nga kushtet kryesore për përparimin e tyre drejt integrimit evropian.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian është paraqitur nga Stavros Lambrinidis, shef i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara (OKB), sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Sponsor 3M Express

Ai ka ritheksuar rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura ndërmjet palëve.

“Përfaqësuesja e Lartë mbetet e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë, por nevojitet vullnet nga të dyja palët. I inkurajojmë palët që ta marrin përsipër këtë përpjekje drejt normalizimit, të angazhohen në mirëbesim dhe ta mundësojnë një takim të tillë”, ka deklaruar ai.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dëshira ekziston, por orgazma mungon: Çfarë i pengon gratë të arrijnë kulmin e kënaqësisë?

Dëshira ekziston, por orgazma mungon: Çfarë i pengon gratë të arrijnë kulmin e kënaqësisë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Dita e tetë e protestës në Tiranë përmes fotografive

Dita e tetë e protestës në Tiranë përmes fotografive