BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në dialog me Kosovën

BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në dialog me Kosovën

BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në dialog me Kosovën

Bashkimi Evropian ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi “nuk i ndryshojnë themelet e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, as detyrimet e marra përsipër nga palët”.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim.

Sponsor 3M Express

Lidhur me qeverinë e re që pritet të formohet në Serbi pas zgjedhjeve të 25 tetorit, zyrtarët në Bruksel janë të kujdesshëm në pritjet e tyre ndaj pushtetit të ri në Beograd.

Sipas tyre, në këtë fazë do të ishte e parakohshme të spekulohej për ndryshime të mundshme në qëndrimin negociues të Serbisë apo për pasojat e tyre në Dialog.

“Presim që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, të respektojë zotimet e saj ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së.

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar me udhëheqjen e re, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë dhe ruajtjes së dinamikës së procesit.

Në Serbi, më 25 tetor u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Fitues bindës doli Lista Studentore, ndërsa partia e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq pësoi disfatë./RTK

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Pacolli njofton për gjobat ndaj kompanive të mbeturinave në Pejë dhe Deçan

Pacolli njofton për gjobat ndaj kompanive të mbeturinave në Pejë dhe Deçan

Jennifer Lawrence nuk i fsheh ndërhyrjet estetike – tregon çfarë dëshiron të ndryshojë në të ardhmen

Jennifer Lawrence nuk i fsheh ndërhyrjet estetike – tregon çfarë dëshiron të ndryshojë në të ardhmen

BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në dialog me Kosovën | Momenti