BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Bashkimi Evropian mirëpret vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, për ta kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në komunikatën për shtyp, të lëshuar të premten në mbrëmje, thuhet se BE-ja ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj të thellë për nismën për ndryshimin e këtij ligji, si para ashtu edhe pas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor 2026.

Sponsor 3M Express

Bashkimi Evropian kërkon të konsultohet nëse diskutimet rifillojnë në Kuvend. BE-ja thirret në frymën e shkëmbimit të letrave të vitit 2014 ndërmjet shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, dhe ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Siç rikujtohet në komunikatë, ky shkëmbim letrash përcakton modalitetet e konsultimit me BE-në para ndryshimit të legjislacionit.

“Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themelore, përfshirë ato të viktimave dhe të dëshmitarëve, mbeten me rëndësi parësore”, thuhet më tej.

BE-ja rikujton gjithashtu se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion gjyqësor i pavarur dhe se mandati i tyre aktual dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht dhe pa rezerva.

“BE-ja shpreh solidaritet me të gjitha viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet e prekura nga mizoritë e kohës së luftës”, thuhet në komunikatë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dardanet e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Dardanet e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Ekskluzive | Bastisje në banesën e një 28-vjeçari në veri të Mitrovicës – Policia gjen jelek antiplumb, municion dhe dhjetëra veshje, zbulohet identiteti i të dyshuarit

Ekskluzive | Bastisje në banesën e një 28-vjeçari në veri të Mitrovicës – Policia gjen jelek antiplumb, municion dhe dhjetëra veshje, zbulohet identiteti i të dyshuarit

KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia

KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia