BE-ja i reagon Daçiqit për deklaratën mbi Prizrenin, kërkon arrestimin e Radoiçiqit

BE-ja i reagon Daçiqit për deklaratën mbi Prizrenin, kërkon arrestimin e Radoiçiqit

BE-ja i reagon Daçiqit për deklaratën mbi Prizrenin, kërkon arrestimin e Radoiçiqit

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”, duke kërkuar nga liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në stabilitetin rajonal.

Sponsor 3M Express

Një zëdhënës i BE-së i ka thënë Gazetës Express se deklaratat e politikanëve duhet të ndihmojnë në krijimin e besimit dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presim që të gjithë liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në një mjedis besimi e stabiliteti rajonal, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.

Brukseli ka shprehur gjithashtu keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të Milan Radoiçiqit, i dyshuar për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

BE-ja ka shprehur shqetësim edhe për raportimet se Radoiçiqi ka marrë pjesë në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresive Serbe (SNS), në pushtet në Serbi.

“BE-ja ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që personat përgjegjës për sulmin e vitit 2023 në Banjskë – përfshirë Milan Radoiçiqin – të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e zëdhënësit.

Ai ka theksuar se Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht përmes mekanizmave të vendosur të ndihmës së ndërsjellë juridike, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për një çështje që, sipas BE-së, ka mbetur pezull për një kohë të gjatë.

Deklarata e Daçiqit, e bërë gjatë një paraqitjeje publike në prag të zgjedhjeve në Serbi, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vdekja e pacientes me kancer, drejtori i Onkologjisë mohon mungesën e terapisë për katër muaj

Vdekja e pacientes me kancer, drejtori i Onkologjisë mohon mungesën e terapisë për katër muaj

Sydney Sweeny “çmendi” rrjetin me një reklamë festive për markën e saj të brendshmeve

Sydney Sweeny “çmendi” rrjetin me një reklamë festive për markën e saj të brendshmeve

Trepça triumfon ndaj Opavës, Bashkimi mundet nga Kalev

Trepça triumfon ndaj Opavës, Bashkimi mundet nga Kalev