Bayern Munich ka prezantuar një fanellë speciale në nderim të sulmuesit anglez Harry Kane, pas triumfit të tij në garën për Topin e Artë 2026.

Klubi gjerman ka përgatitur një dizajn të veçantë për ta përkujtuar këtë arritje, duke e nderuar yllin anglez për kontributin dhe sukseset e tij me fanellën e bavarezëve.
Elementi kryesor i fanellës është numri nëntë, i realizuar në ngjyrë të artë dhe i zbukuruar me fotografi nga momentet më të rëndësishme të Kane me Bayernin. Në pjesën e poshtme të numrit është vendosur edhe simboli i Topit të Artë, ndërsa mbi të është shkruar emri “KANE” me ngjyrë të bardhë.
Përmes këtij dizajni, Bayern synon të nderojë ndikimin e sulmuesit anglez në klub, që nga transferimi i tij në Mynih, ku ai ka regjistruar paraqitje të rëndësishme dhe ka vendosur rekorde.
Kane është bërë lojtari i parë i Bayern Munichut që fiton Topin e Artë që nga viti 1981, kur këtë çmim e kishte fituar legjenda e klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
Fanella speciale është tashmë në dispozicion të tifozëve përmes dyqanit zyrtar online të klubit gjerman.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




