Bayern Munich merr masa të pazakonta për të siguruar shërimin e plotë të trajnerit Vincent Kompany

Bayern Munich merr masa të pazakonta për të siguruar shërimin e plotë të trajnerit Vincent Kompany

Bayern Munich merr masa të pazakonta për të siguruar shërimin e plotë të trajnerit Vincent Kompany

Klubi gjerman, Bayern Munich ka marrë masa të pazakonta për të siguruar shërimin e plotë të trajnerit Vincent Kompany. Belgu, i cili u rrëzua gjatë stërvitjes javën e kaluar dhe përfundoi në spital, është ndaluar të diskutojë për futbollin, taktikat dhe ekipin. Ndalimi vlen edhe nëse ai vetë ngre tema të tilla.

Sponsor 3M Express

Kompany aktualisht po shërohet nga një diagnozë e meningjitit dhe u lirua nga spitali të mërkurën. Atij i është përshkruar pushim dhe ilaçe, ndërsa asistenti i tij Aaron Danks ka marrë përsipër menaxhimin e ekipit në mënyrë të përkohshme.

Danks zbuloi se sa seriozisht po e merr Bayern gjendjen e tij përpara derbit të sotëm kundër Borussia Dortmund, në Allianz Arena nga ora 18:30.

Kur u pyet nga gazetarët nëse ai flet me Kompanyn për tema futbolli, të tilla si taktikat, analiza dhe përbërja e ekipit, Danks dha një përgjigje shumë të qartë.

“Jo, absolutisht jo. Aspak. Ne e marrim situatën shumë seriozisht. Max dhe Christoph më kanë dhënë udhëzime të qarta që të mos hyj fare në diskutime të tilla dhe se fokusi i Vince nuk duhet të jetë asgjë tjetër përveç shëndetit të tij dhe kohës së kaluar me familjen e tij”, ka thënë fillimisht Danks.

Kjo do të thotë që stafi i Kompany nuk lejohet të flasë me të për futbollin, edhe nëse vetë trajneri belg e ngre këtë temë. Udhëzime të tilla erdhën nga drejtori sportiv Max Eberl dhe drejtori ekzekutiv Christoph Freund.

Danks theksoi më tej se të gjithë në klub do t’i përmbahen në mënyrë strikte vendimit. “Ne jemi shumë seriozë për këtë. Ne duam që ai të pushojë dhe të shërohet siç duhet në mënyrë që kur të kthehet tek ne, të jetë plotësisht i shëndetshëm dhe i gatshëm të ndihmojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi jashtëzakonisht të rreptë në lidhje me këtë dhe futbolli është plotësisht jashtë diskutimit për momentin”, tha ndihmëstrajneri i Bayernit.

Danks dhe Kompany

Kompany e kishte lënë pas dore shëndetin e tij

Sipas gazetës Bild, një nga arsyet për masa kaq të rrepta është fakti që Kompany vazhdoi të punonte pavarësisht infeksionit viral përpara problemeve të tij shëndetësore.

Belgu dyshohet se shpesh neglizhonte pushimin dhe gjumin për shkak të analizave të videove natën vonë dhe përgatitjeve për ndeshjet. /Telegrafi/

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Bayern Munich merr masa të pazakonta për të siguruar shërimin e plotë të trajnerit Vincent Kompany | Momenti