Bastisje në Han të Elezit, konfiskohen tri armë

Bastisje në Han të Elezit, konfiskohen tri armë

Bastisje në Han të Elezit, konfiskohen tri armë

Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi në fshatin Rezhancë të Hanit të Elezit, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për posedim të paautorizuar të armëve.

Sponsor 3M Express

Sipas komunikatës së Policisë, bastisja është kryer më 28 tetor 2026, rreth orës 19:30, në kuadër të hetimeve për një rast të sulmit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit A.B., 47-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë: dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator 2026.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia ka bërë të ditur se rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

LEX | E vranë biznesmenin Bedri Rexhepi dhe ia fshehën trupin për mbi një vit – vëllezërit Vllasaliu sot para Supremes pas dënimit të përjetshëm

LEX | E vranë biznesmenin Bedri Rexhepi dhe ia fshehën trupin për mbi një vit – vëllezërit Vllasaliu sot para Supremes pas dënimit të përjetshëm

Vazhdojnë hetimet për emailin nga Serbia që alarmoi shkollën në Leposaviq (VIDEO)

Vazhdojnë hetimet për emailin nga Serbia që alarmoi shkollën në Leposaviq (VIDEO)

“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

Bastisje në Han të Elezit, konfiskohen tri armë | Momenti