Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Protagonisti kryesor i vendasve ishte Shanon Shorter, i cili shpërtheu në minutat e fundit, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren pas dy humbjeve radhazi.

Përballja e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren solli një fund dramatik, pasi Peja ishte në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshjes, por nuk arriti ta ruante avantazhin në çastet vendimtare.

Sponsor 3M Express

Kur kishin mbetur edhe 2 minuta e 49 sekonda deri në fund, Peja kryesonte me rezultat 77:69 dhe dukej pranë fitores. Megjithatë, Bashkimi reagoi fuqishëm, me Shorterin që mori përgjegjësinë në sulm.

Fillimisht, ai shënoi për 77:71, ndërsa Lejson Zeqiri e ngushtoi epërsinë në 77:72. Shorter vazhdoi me pikë të tjera, duke e afruar Bashkimin në vetëm tri pikë diferencë, 77:74.

Peja dështoi në disa sulme radhazi dhe këtë e shfrytëzoi skuadra vendase. Shorter barazoi rezultatin në 77:77, një minutë e 17 sekonda para fundit, përpara se të realizonte edhe një treshe vendimtare 41 sekonda para përfundimit, duke e kaluar Bashkimin në epërsi 80:77.

Goditja e Shorterit e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, ndërsa Arian Azemi shënoi më pas për 82:77, duke i dhënë Bashkimit një avantazh që skuadra e ruajti deri në fund.

Shorter ishte basketbollisti më i dalluar i takimit me 27 pikë, duke udhëhequr përmbysjen e skuadrës prizrenase. Azemi kontribuoi me shtatë pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Gian Clavell e mbylli ndeshjen me 15 pikë dhe katër asistime.

Te Peja, paraqitja e shkëlqyer e Dwight Wilson, i cili regjistroi 27 pikë dhe 16 kërcime, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Xavier Johnson shtoi 11 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Altin Morina kontribuoi me 13 pikë.

Me këtë fitore, Bashkimi vazhdon të kryesojë tabelën me 11 pikë, pas pesë fitoreve dhe një humbjeje në gjashtë ndeshje.

Në anën tjetër, Peja pësoi humbjen e pestë radhazi dhe mbetet me dy fitore, duke grumbulluar gjithsej tetë pikë. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?