Bashkëpunimi shëndetësor Kosovë-Shqipëri, Vitia dhe Spahiu vizitojnë spitalin në Gjakovë

Bashkëpunimi shëndetësor Kosovë-Shqipëri, Vitia dhe Spahiu vizitojnë spitalin në Gjakovë

Bashkëpunimi shëndetësor Kosovë-Shqipëri, Vitia dhe Spahiu vizitojnë spitalin në Gjakovë

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, dhe ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Klodiana Spahiu, kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, përmes një njoftimi publik, ku thuhet se dy ministrat janë pritur nga udhëheqja e institucionit dhe janë njoftuar nga afër me punën, rezultatet dhe kapacitetet e tij.

Gjatë vizitës, ministrat kanë parë nga afër Shërbimin e Emergjencës, Njësinë Koronare, si dhe Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, ku janë takuar edhe me profesionistët shëndetësorë.

Një vëmendje e veçantë gjatë takimit i është kushtuar edhe shërbimeve që Spitali i Gjakovës ofron për qytetarët nga Shqipëria, veçanërisht nga Bajram Curri, Tropoja, Kruma dhe Hasi.

Në njoftimin e spitalit thuhet se kjo vizitë përfaqëson më shumë sesa një takim institucional, duke e cilësuar atë si shprehje të respektit për punën e personelit shëndetësor dhe si mesazh të afërsisë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” ka falënderuar të dy ministrat për vizitën dhe vëmendjen e treguar ndaj institucionit dhe stafit të tij. /Telegrafi/

Lexo edhe

Meksika përfshihet nga dhuna pas arrestimit të bosit të drogës, 11 të vdekur

Meksika përfshihet nga dhuna pas arrestimit të bosit të drogës, 11 të vdekur

Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi

Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi

Rektori i UP-së u përgjigjet studentëve, zotohet për rishikimin e programeve dhe adresimin e problemeve me kodin QR

Rektori i UP-së u përgjigjet studentëve, zotohet për rishikimin e programeve dhe adresimin e problemeve me kodin QR