Basha: Ekipet punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Basha: Ekipet punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Basha: Ekipet punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka bërë të ditur se ekipet përgjegjëse kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga bora, pas reshjeve të dendura që përfshinë vendin.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Basha ka njoftuar se është intervenuar në autoudhë, si dhe në rrugët nacionale dhe rajonale, me qëllim të mbajtjes së tyre të kalueshme për qytetarët.

“Gjatë natës patëm reshje të dendura bore. Ekipet tona punuan pa ndërprerje në autoudhë dhe në rrugët nacionale e rajonale për t’i mbajtur ato të kalueshme”, ka shkruar Basha.

Ai ka bërë të ditur se gjatë intervenimeve është pastruar bora dhe është hedhur kripë për të parandaluar krijimin e ngricave.

“Puna vazhdon edhe këtë mëngjes, me ekipet e pastrimit në terren”, ka theksuar ai.

Basha ka falënderuar punëtorët që kanë qenë në terren gjatë natës, ndërsa ka apeluar te qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës.

“Reshjet e borës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes. I lusim ngasësit t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, ka apeluar Basha. /Telegrafi/

Lexo edhe

Policia zbardh incidentet e protestës në Tiranë, 12 të arrestuar dhe 19 nën hetime

Policia zbardh incidentet e protestës në Tiranë, 12 të arrestuar dhe 19 nën hetime

Formalizohet marrëveshja për  Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

Formalizohet marrëveshja për  Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

Kamioni gjigant për terrene të vështira ka dy kuzhina dhe lavatriçe

Kamioni gjigant për terrene të vështira ka dy kuzhina dhe lavatriçe