Baseli, një nga qendrat kryesore të artit në botë, me afro 40 muze dhe panairin e famshëm Art Basel

Baseli, një nga qendrat kryesore të artit në botë, me afro 40 muze dhe panairin e famshëm Art Basel

Baseli, një nga qendrat kryesore të artit në botë, me afro 40 muze dhe panairin e famshëm Art Basel

Baseli i Zvicrës është shndërruar në një nga destinacionet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, falë historisë së tij kulturore, muzeve të shumta dhe panairit të njohur Art Basel, i cili çdo vit tërheq dhjetëra mijëra vizitorë nga e gjithë bota, shkruan SWI swissinfo.ch, duke iu referuar një artikulli të The New York Times.

Sponsor 3M Express

Qyteti me afro 200 mijë banorë ka rreth 40 muze, duke e bërë artin pjesë të rëndësishme të jetës së tij kulturore.

Gjatë panairit Art Basel, numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, ndërsa koleksionistë dhe artdashës ndërkombëtarë mblidhen për të parë dhe blerë vepra arti me vlerë miliona, e ndonjëherë miliarda dollarë.

Sipas artikullit, pozita gjeografike e Baselit, në kryqëzimin e Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, ka ndihmuar në zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe kulturore ndër shekuj.

Rëndësi të veçantë ka pasur edhe Universiteti i Baselit, i themeluar në vitin 1460 si universiteti i parë në Zvicër, i cili kontribuoi në shndërrimin e qytetit në një qendër të rëndësishme intelektuale, transmeton Telegrafi.

Një moment vendimtar për historinë e artit në qytet ishte viti 1661, kur Baseli dhe universiteti blenë koleksionin e njohur Amerbach, duke krijuar një nga muzetë e parë publikë të artit në Evropë.

Më vonë, industria farmaceutike ndihmoi në forcimin e skenës artistike, pasi drejtues të kompanive të mëdha u bënë koleksionistë dhe mbështetës të muzeve.

Në vitin 1967, banorët e Baselit votuan për blerjen e dy pikturave të Pablo Picassos, duke shmangur shitjen e tyre te një koleksionist amerikan. I prekur nga vendimi, Picasso më pas i dhuroi qytetit edhe katër vepra të tjera.

Tri vjet më vonë, në vitin 1970, galeristët Ernst Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt themeluan Art Basel.

Edicioni i parë mblodhi 110 ekspozues nga 10 vende dhe rreth 16.300 vizitorë.

Sot, panairi është zgjeruar edhe në qytete të tjera ndërkombëtare, ndërsa Baseli mbetet vendndodhja e tij kryesore.

Telegrafi Diasporë do sjell te lexuesit veçantitë e secilit qytet të Zvicrës, sidomos atyre në të cilët jetojnë shqiptarët nga Kosova, Shqipëria dhe gjitha trojet tjera shqiptare./Telegrafi/

Lexo edhe

Shasivari në takim me Varnes: Mbështetja amerikane është e rëndësishme për reformat tona

Shasivari në takim me Varnes: Mbështetja amerikane është e rëndësishme për reformat tona

BBC: Shqipëria synon të bëhet destinacioni i ri i turizmit dentar, duke konkurruar me Turqinë

BBC: Shqipëria synon të bëhet destinacioni i ri i turizmit dentar, duke konkurruar me Turqinë

Babai i Meghan Markle nën hetim pasi iu gjetën materiale me pornografi të fëmijëve

Babai i Meghan Markle nën hetim pasi iu gjetën materiale me pornografi të fëmijëve