Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë

Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë

Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë

Përveç prestigjit dhe pikëve, në lojë është edhe epërsia historike mes dy gjigantëve.

Futbolli spanjoll ndalet sonte për një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit, ‘El Clasicon’ mes Barcelonës dhe Real Madridit, që nis në orën 21:00.

Sponsor 3M Express

Përballjet mes dy rivalëve të përjetshëm gjithmonë sjellin emocione të mëdha, rivalitet të jashtëzakonshëm dhe vëmendje nga e gjithë bota. Këtë herë, sfida merr një rëndësi të veçantë edhe për historinë, pasi të dy skuadrat vijnë me bilanc plotësisht të barabartë në fitore.

Sipas statistikave të publikuara për përballjet mes tyre, Barcelona dhe Real Madridi kanë regjistruar nga 106 fitore secila, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Kjo do të thotë se ‘El Clasico’ i sontëm është një mundësi për njërën prej skuadrave që ta marrë epërsinë në këtë rivalitet historik dhe të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në përballjet mes dy klubeve.

Barcelona synon të dalë triumfuese përballë rivalit të saj të përjetshëm, ndërsa Real Madridi kërkon të dëshmojë edhe një herë forcën e vet në një nga skenat më të mëdha të futbollit botëror.

Kush do ta shkruajë historinë sonte: Barcelona apo Real Madridi? Përgjigjja do të mësohet nga ora 21:00, në një tjetër ‘El Clasico’ që premton spektakël dhe emocione të mëdha.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Katër orë pritje në Jarinjë, dy orë në Merdar

Katër orë pritje në Jarinjë, dy orë në Merdar

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Thyen heshtjen partnerja e Rinesa Qeriqit me një dedikim prekës

Thyen heshtjen partnerja e Rinesa Qeriqit me një dedikim prekës

Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë | Momenti