Barcelona nis “gjuetinë” për një qendërmbrojtës, në listë dy emra të mëdhenj

Barcelona nis “gjuetinë” për një qendërmbrojtës, në listë dy emra të mëdhenj

Barcelona nis “gjuetinë” për një qendërmbrojtës, në listë dy emra të mëdhenj

Barcelona ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, me synimin për të transferuar një qendërmbrojtës që mund të përshtatet menjëherë me stilin e lojës së trajnerit Hansi Flick, raporton eksperti i transferimeve Matteo Moretto.

Sponsor 3M Express

Problemet me lëndimet dhe mungesa e alternativave të mjaftueshme në mbrojtje kanë nxjerrë në pah dobësitë e skuadrës katalunase, veçanërisht pas dy humbjeve të fundit ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës synojnë ta përforcojnë mbrojtjen që në afatin kalimtar të janarit. Një nga emrat që po shqyrtohet është qendërmbrojtësi brazilian i Real Betisit, Natan.

Mbrojtësi ka treguar vazhdimësi në paraqitjet e tij me skuadrën nga Sevilja, ndërsa emri i tij ishte në radarët e Barcelonës edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

Një tjetër faktor që mund ta lehtësojë transferimin e tij është dëshira e Natanit për të siguruar pasaportën spanjolle. Në rast se e merr atë, Barcelona do të mund ta regjistrojë pa shfrytëzuar një nga vendet e rezervuara për futbollistët jashtë Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Natan nuk është i vetmi emër në listën e katalunasve. Sipas Morettos, një tjetër objektiv i mundshëm mbetet Alessandro Bastoni i Interit, të cilin Barcelona kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

“Bastoni dhe Interi janë të kënaqur me njëri-tjetrin, por, duke parë drejt verës së ardhshme, nëse vjen një ofertë shumë e lartë, Interi mund ta shqyrtojë atë dhe ta lejojë largimin e tij”, deklaroi Moretto.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

Besnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë se do të kërkojnë ndihmën e ushtrisë

Besnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë se do të kërkojnë ndihmën e ushtrisë