Barcelona e formoi, Mourinho e çoi te Real Madridi – Cucurellën e pret ‘ferri’ në “Camp Nou”

Barcelona e formoi, Mourinho e çoi te Real Madridi – Cucurellën e pret ‘ferri’ në “Camp Nou”

Barcelona e formoi, Mourinho e çoi te Real Madridi – Cucurellën e pret ‘ferri’ në “Camp Nou”

Marc Cucurella pritet të jetë një nga protagonistët e El Clasicos të kësaj të diele, kur Real Madridi do të përballet me Barcelonën në Camp Nou.

Sponsor 3M Express

Mbrojtësi i majtë, i cili kaloi gjashtë vjet në akademinë e Barcelonës, do të rikthehet në shtëpinë e ish-klubit të tij, por kësaj radhe me fanellën e rivalit të përjetshëm.

Cucurella nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Barcelonës në Camp Nou, megjithatë, e kaluara e tij në La Masia mund të mos e shpëtojë nga reagimi i tifozëve vendas.

Ai kishte debutuar me ekipin e parë të katalunasve nën drejtimin e Ernesto Valverdes, i cili i dha tetë minuta lojë në një ndeshje të Kupës së Mbretit ndaj Murcias. Megjithatë, trajneri nuk e konsideroi ende të gatshëm për ekipin e parë dhe preferoi Juan Mirandan si alternativë për Jordi Alban.

Mbrojtësi spanjoll e ka vizituar tri herë Camp Noun si kundërshtar, dy herë me Getafen dhe një herë me Eibarin, por në të gjitha rastet është larguar me humbje.

Verën e kaluar, Cucurella kishte shqyrtuar mundësinë e rikthimit në La Liga. Barcelona do ta konsideronte transferimin e tij në rast të largimit të Alejandro Baldes, por pa një ofertë konkrete nga katalunasit, ai u lidh edhe me Atletico Madridin.

Në fund, Jose Mourinho e bindi të bashkohej me projektin e Real Madridit, vendim që shkaktoi kritika nga disa tifozë të Barcelonës, për shkak të së kaluarës së tij në akademinë e klubit.

Përveç atmosferës që e pret në tribuna, Cucurella do të ketë edhe një detyrë të vështirë në fushë, pasi pritet të përballet me Lamine Yamalin. Dueli mes tyre mund të jetë një nga përballjet interesante të El Clásicos, në një ndeshje ku rivaliteti pritet të jetë i madh./Telegrafi/

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë