Barça dhe Brazili hartojnë plan të veçantë për ta mbrojtur Raphinhan

Barça dhe Brazili hartojnë plan të veçantë për ta mbrojtur Raphinhan

Barça dhe Brazili hartojnë plan të veçantë për ta mbrojtur Raphinhan

Sulmuesi i krahut është ftuar nga përzgjedhësi Carlo Ancelotti për dy ndeshjet miqësore të Brazilit kundër Japonisë dhe Singaporit, të cilat do të zhvillohen më 14 dhe 17 nëntor, në stadiumin kombëtar të Singaporit.

Kjo është ftesa e parë e Raphinhas për Brazilin gjatë këtij grumbullimi ndërkombëtar, por rikthimi i tij në kombëtare ka shkaktuar shqetësim te drejtuesit e Barcelonës, për shkak të problemeve të shpeshta fizike që e kanë përcjellë gjatë vitit 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit brazilian “Globo”, Barcelona dhe Federata Braziliane janë duke bashkëpunuar për të kontrolluar minutat e aktivizimit të futbollistit, në mënyrë që ai të rikthehet në klub në gjendje optimale fizike dhe të shmangë një tjetër lëndim.

Problemi i fundit fizik për Raphinhan u shfaq në shtator, gjatë ndeshjes miqësore kundër Australisë, kur ai u detyrua të largohej nga fusha në pushimin mes pjesëve, pasi ndjeu dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua një edemë e lehtë muskulore. Si pasojë, Federata Braziliane vendosi të mos e përfshinte në ndeshjen kundër Indisë dhe e lejoi të kthehej në Barcelonë për rikuperim.

Tani, me rikthimin e tij në listën e Ancelottit, palët synojnë të mos ndërmarrin asnjë rrezik të panevojshëm. Minutat e Raphinhas në dy miqësoret në Azi pritet të menaxhohen me kujdes, në mënyrë që ai të rikthehet pa probleme në Katalonjë dhe të jetë i gatshëm për vazhdimin e sezonit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar