Renovimi që u tha se po bëhet veç të mira nuk i solli.

Arben Krasniqi nga Vushtrria ua pa sherrin edhe më shumë investimeve që Komuna synoi t’i kryejë tek “Banesat e bardha”, ku përmes një kontrate parashihej ripartimi i tyre në tërësi.
Me punën që u nis para një viti, por që ende është gjysmake, meqë tash e disa muaj është ndalur, ky qytetar nuk është hiq i kënaqur.
Ndonëse, duart e mjeshtërve u ndërruan, prapë situata nuk mori kahe pozitive.
Frika familjes 4 antarëshe po u rritet edhe më shumë tash kur ndërrohet moti.
Anise për këtë komunarët para zgjedhjeve planifikuan rreth 2 milionë euro, pas tyre opozitarët pohojnë se dy centë bashkë nuk mund t’i bëjnë, pasi siç pohojnë vazhdimisht iu kanë thënë se ka mungesë të mjeteve.
Të njejtën përgjigje e pohoi edhe vet menaxheri i kontratës, Nexhat Merovci.
Ky Klanit i tha se shkak i kësaj janë obliguar të ndalojnë punimet e banesat të mbesin këtë gjendje përkohesisht.
Merovci premtoi se ato pritet të vazhdojnë, meqë kontrata është ende aktive.




