Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh për metër katror.

Bajrami ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke rikujtuar premtimet e saj para ardhjes në pushtet lidhur me AKP-në dhe duke kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si janë trajtuar këto prona.
Ajo ka thënë se qytetarët, sipas saj, pas gjashtë vjetësh të qeverisjes së LVV-së janë bërë edhe më të varfër dhe më të vjedhur.
“Të nderuar qytetarë, Veç shihni çfarë bëjnë. A e dini me çfarë premtimeve kanë ardhë në pushtet. A e dini çfarë thoshin për AKP-në? Këta edhe tenderin e hoqën, direkt me negociim. ”Nuk jemi të varfër jemi të vjedhur” thoshin. Tani pas 6 viteve të LVV-së në pushtet jemi edhe të varfër edhe të vjedhur. Këto janë arsyet pse rreth 45 mijë qytetarë po ikin nga vendi çdo vit. Përgjegjësi”, ka thënë ajo.
Bajrami ka kërkuar që për këtë çështje të ketë përgjegjësi, duke e lidhur atë edhe me largimin e qytetarëve nga Kosova.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




