Bajrami kërkon hetimin e kontratave njëburimore, thotë se vlera arrin në 359 milionë euro

Bajrami kërkon hetimin e kontratave njëburimore, thotë se vlera arrin në 359 milionë euro

Bajrami kërkon hetimin e kontratave njëburimore, thotë se vlera arrin në 359 milionë euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime për numrin dhe vlerën e kontratave njëburimore në Kosovë, duke kërkuar hetimin e tyre.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se, sipas të dhënave zyrtare që ajo ka cituar, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit 2026, organizatat buxhetore kanë lidhur gjithsej 2,913 kontrata njëburimore, në vlerë prej 359 milionë eurosh.

Sipas saj, nga ky numër, 1,706 janë kontrata të reja, me vlerë prej 304 milionë eurosh, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, në vlerë prej 55 milionë eurosh.

Bajrami ka krahasuar çmimet e blerjes së peletit nga komunat e Podujevës dhe Graçanicës, duke thënë se Podujeva e ka blerë peletin përmes një kontrate të negociuar me çmim prej 520 eurosh për ton, ndërsa Graçanica e ka blerë nga e njëjta kompani, përmes një tenderi të hapur, me çmim prej 380 eurosh për ton.

Sipas saj, diferenca mes dy çmimeve është 140 euro për ton.

Ajo ka kërkuar që këto kontrata të hetohen, duke pretenduar se kontratat e lidhura pa miratimin paraprak të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik përbëjnë keqpërdorim të parasë publike.

Bajrami ka kritikuar gjithashtu situatën me furnizimin me barna, duke e lidhur përdorimin e kontratave njëburimore me shqetësimet për mungesën e barnave për pacientët, përfshirë ata që trajtohen nga kanceri.

Në fund të reagimit të saj, ajo ka kërkuar përgjegjësi për mënyrën e shpenzimit të parasë publike. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës