Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm

Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm

Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas kërkesës së kryetarit të Fushë-Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për dorëheqjen e drejtorit të një shkolle dhe ndëshkimin e mësimdhënësve që nuk morën pjesë në një manifestim.

Sponsor 3M Express

Bajrami e ka cilësuar të patolerueshëm një veprim të tillë, duke ngritur shqetësimin për ndërhyrjen e autoritetit politik në institucionet arsimore.

Ajo ka pyetur se prej kur pjesëmarrja në manifestimet dhe fjalimet e pushtetarëve është bërë kusht për ruajtjen e vendit të punës.

“Prej kur kusht me rujtë vendin e punës është prezenca në fjalime të pushtetarëve? Ka kalu ajo kohë. Sot, jetojmë në demokraci e jo në komunizëm?”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se askush nuk ka nevojë t’ia dëshmojë atdhedashurinë ndonjë pushtetari, ndërsa ka paralajmëruar se rasti mund të jetë sinjal për ushtrimin e presionit politik edhe ndaj bindjeve personale të punonjësve.

“Sot kërkoi me të ndëshku pse nuk i ke shku në manifestim. Nesër, të ndëshkon pse mendon ndryshe?”, ka shkruar ajo.

Bajrami e ka cilësuar rastin si alarm për ushtrimin e autoritetit politik mbi institucionet arsimore dhe cenimin e dinjitetit të mësimdhënësve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Pas 12 orësh reshje të dendura, përmbytet Vlora – vështirësi në qarkullimin në disa zona të qytetit

Pas 12 orësh reshje të dendura, përmbytet Vlora – vështirësi në qarkullimin në disa zona të qytetit

Ministria e Ekonomisë: Punimet për muralin u ndaluan pas vendimit të Prokurorisë

Ministria e Ekonomisë: Punimet për muralin u ndaluan pas vendimit të Prokurorisë

Rama thotë se Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënës Terezë

Rama thotë se Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënës Terezë