Avokatja e Albert Sylajt kërkoi dorëzani në vend të paraburgimit

Avokatja e Albert Sylajt kërkoi dorëzani në vend të paraburgimit

Avokatja e Albert Sylajt kërkoi dorëzani në vend të paraburgimit

Avokatja e Albert Sylajt, autorit të vrasjes së Arlinda Zekajt, në seancën e sotme dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.  

Sponsor 3M Express

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, raporton se avokatja Kaltrina Vuksani, e cila është caktuar të mbrojë të dyshuarin, para trupit gjykues ka deklaruar se është kundër kësaj mase sigurie.  

Tërshani thotë se Vuksani ka kërkuar një masë alternative, më të butë ndaj Sylajt, duke përmendur dorëzaninë.

Megjithatë, Tërshani ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është pranuar nga gjyqtari i rastit, i cili ka vendosur të aprovojë kërkesën e Prokurorisë.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve.

Albert Sylaj u ndala të martën, pak para mesnatës në Deçan, dy ditë pasi kreu krimin e rëndë ndaj ish-kunatës, Arlindës. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Çitaku pas mbledhjes së parë për strategjinë e apelit në Hagë: Po vazhdon angazhimi edhe për ligjin

Çitaku pas mbledhjes së parë për strategjinë e apelit në Hagë: Po vazhdon angazhimi edhe për ligjin

89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit