Avokati Kasem Murturi ishte i ftuar në ‘Ora 7’ në Klan Kosova, ku u shpreh i bindur se do të ketë shkarkime dhe jo vetëm suspendime për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Murturi tha se edhe ai ka vërejtur parregullsi ligjore në stacionin policor në Pejë – madje me ndikime siç thotë ai, kriminale.
“Ky rast e ka ekspozuar stacionin policor të Pejës dhe për këtë mu më vjen mirë sepse unë si profesionist kam vërejt që aty ka pasë organizime jo ligjore, aty ka pasë filtra shoqërorë me ndikime kriminale, të cilat i ka ekspozu e ndjera. Sigurisht do të kemi shkarkime dhe jo suspendime” – tha ai.




