AUV nis monitorimin e përhershëm të sektorit të qumështit, do të kontrollohen edhe produktet e importuara

AUV nis monitorimin e përhershëm të sektorit të qumështit, do të kontrollohen edhe produktet e importuara

AUV nis monitorimin e përhershëm të sektorit të qumështit, do të kontrollohen edhe produktet e importuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të Qumështit, përmes të cilit do të kontrollohen të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit, përpunimit, importit dhe tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij.

Sponsor 3M Express

Programi, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, parasheh kontrolle të rregullta zyrtare dhe marrjen e mostrave për analiza laboratorike, me qëllim identifikimin e hershëm të rreziqeve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Sipas AUV-së, mbikëqyrja do të përfshijë të gjithë zinxhirin e prodhimit, duke filluar nga ushqimi për kafshët, prodhimi i qumështit në ferma, grumbullimi dhe transporti, deri te përpunimi, paketimi, importi, shpërndarja dhe tregtimi i produkteve të gatshme.

Kontrollet do të përfshijnë si produktet vendore, ashtu edhe ato të importuara.

Në kuadër të programit, çdo muaj do të realizohen analiza laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe të sigurisë ushqimore. Ndër të tjera, do të kontrollohet përmbajtja e yndyrave dhe proteinave, prania e vajit të palmës dhe yndyrave të tjera bimore, përdorimi i qumështit pluhur, aflatoksinat, mbetjet e antibiotikëve dhe substancat e tjera të palejuara.

Po ashtu, analizat mikrobiologjike do të përfshijnë kontrollet për baktere si Salmonella spp., Listeria monocytogenes dhe Escherichia coli.

Programi parasheh edhe kontrollin e ushqimit për kafshë për praninë e mikotoksinave dhe kontaminantëve të tjerë, si dhe analizimin e qumështit të papërpunuar në ferma dhe pikat e grumbullimit.

AUV ka bërë të ditur se kontrollet do të bazohen në vlerësimin e rrezikut, rezultatet laboratorike dhe historikun e përputhshmërisë së operatorëve me kërkesat ligjore. Kjo qasje synon kalimin nga kontrollet kryesisht reaktive në një sistem të planifikuar dhe sistematik të mbikëqyrjes.

Në rastet kur konstatohen parregullsi, do të ndërmerren masa ligjore, përfshirë ndalimin e tregtimit, tërheqjen e produkteve që nuk i përmbushin standardet dhe inicimin e procedurave ndaj operatorëve përgjegjës.

Sipas njoftimit, programi është pjesë e iniciativës së nisur nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, dhe synon forcimin e kontrollit në sektorin e qumështit, mbrojtjen e shëndetit publik dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në treg.

AUV ka theksuar se zbatimi i programit do të kontribuojë edhe në përafrimin e sistemit të sigurisë ushqimore të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian, veçanërisht me kërkesat e Kapitullit 12 për sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare./Telegrafi.

Lexo edhe

Merz: Zgjedhjet e mesmandatit s’do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Merz: Zgjedhjet e mesmandatit s’do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Moti i vranët dhe temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë nesër në Kosovë

Moti i vranët dhe temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë nesër në Kosovë