AUV ndalon shitjen dhe urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të pulës nga Brazili, gjendet Salmonella

AUV ndalon shitjen dhe urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të pulës nga Brazili, gjendet Salmonella

AUV ndalon shitjen dhe urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të pulës nga Brazili, gjendet Salmonella

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të disa produkteve të mishit të ngrirë të pulës, të importuara nga Brazili nga kompania “Apetit” SHPK, pas konstatimit të bakterit Salmonella Minnesota në mostrat e analizuara.

Sipas njoftimit të AUV-së, prania e bakterit është konstatuar në kuadër të kontrolleve të jashtëzakonshme të mishit të importuar, të cilat janë urdhëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Sponsor 3M Express

Bazuar në rezultatet laboratorike dhe në Ligjin për Ushqim, AUV ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të produkteve të identifikuara, vendosjen e tyre nën kontroll zyrtar dhe tërheqjen nga tregu.

Produktet për të cilat është marrë ky vendim janë:

  • Coopavel – Origjina: Brazil | Nr. i aprovimit: SIF 3887 | LOT: R-14427

  • Superfrango – Origjina: Brazil | Nr. i aprovimit: SIF 3404 | LOT: R20598

AUV ka paralajmëruar se Salmonella Minnesota është një serotip patogjen i bakterit Salmonella enterica, prania e të cilit në ushqim paraqet rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Sipas agjencisë, ky bakter mund të shkaktojë infeksione gastrointestinale dhe të transmetohet përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar, por edhe përmes kontaminimit të kryqëzuar gjatë trajtimit dhe përgatitjes së mishit.

AUV u ka bërë thirrje konsumatorëve që posedojnë produktet me numrat përkatës të LOT-it të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në pikat ku i kanë blerë.

Ndërkohë, kontrollet e jashtëzakonshme po vazhdojnë për të verifikuar të gjithë sasinë e importuar, përfshirë gjurmueshmërinë e produkteve nga hyrja në Kosovë deri te pikat e shitjes, sasitë e shpërndara dhe ato që kanë mbetur në stok.

Po ashtu, AUV-ja po verifikon etiketimin, datat e prodhimit dhe skadencës, certifikatat veterinare, kushtet e ruajtjes dhe po kryen analiza shtesë laboratorike.

Agjencia ka bërë të ditur se operatori ekonomik është përgjegjës për sigurinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve, tërheqjen e tyre nga tregu dhe informimin e konsumatorëve.

AUV do të mbikëqyrë zbatimin e masave dhe do të përcaktojë trajtimin përfundimtar të produkteve në bazë të vlerësimit të rrezikut, përfshirë asgjësimin në rast se vlerësohet i nevojshëm.

Agjencia ka paralajmëruar se do ta informojë publikun për rezultatet e kontrolleve dhe masat e mëtejshme.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Bukuroshja Behare Maksutaj banorja më e re në BBK

Bukuroshja Behare Maksutaj banorja më e re në BBK

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë