AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar se përmbante nivele të Aflatoksinës B1 mbi kufijtë e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, masa është ndërmarrë ndaj tri subjekteve ekonomike. Në kompaninë “Agro Com” Sh.P.K. në Fushë Kosovë janë asgjësuar 3,270 kilogramë misër, në “Thermo-1” Sh.P.K. në Prugoc të Prishtinës 1,040 kilogramë, ndërsa në NTP “Te Hysi” në Shtime 1,250 kilogramë.

Sponsor 3M Express

Asgjësimi i sasisë së përgjithshme prej 5,560 kilogramësh është realizuar më 29 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.

Aflatoksina B1 është një toksinë e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të kontaminojë drithërat, veçanërisht misrin. Ekspozimi i zgjatur ndaj saj mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

AUV ka paralajmëruar se përmes ushqimit të kontaminuar për kafshë, kjo toksinë mund të shndërrohet në Aflatoksinë M1 dhe të kalojë në qumësht, duke paraqitur rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve.

Agjencia u ka bërë thirrje fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve që të sigurojnë origjinën dhe gjurmueshmërinë e produkteve, të zbatojnë kushtet e duhura të ruajtjes dhe të mos përdorin apo tregtojnë misër që tejkalon kufijtë e lejuar të Aflatoksinës B1.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Në moshën 16-vjeçare hakoi Hekurudhat Federale Zvicerane, sot drejton kompaninë e tij të inteligjencës artificiale

Në moshën 16-vjeçare hakoi Hekurudhat Federale Zvicerane, sot drejton kompaninë e tij të inteligjencës artificiale

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje, reagon SHSKUK

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje, reagon SHSKUK

Sulm në një qendër strehimi për emigrantë në Irlandë, një person vritet dhe një tjetër plagoset

Sulm në një qendër strehimi për emigrantë në Irlandë, një person vritet dhe një tjetër plagoset

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1 | Momenti