Autobusi bie në humnerë pas përplasjes me një kamionçinë – nëntë të vdekur dhe 28 të lënduar

Autobusi bie në humnerë pas përplasjes me një kamionçinë – nëntë të vdekur dhe 28 të lënduar

Autobusi bie në humnerë pas përplasjes me një kamionçinë – nëntë të vdekur dhe 28 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur Hondurasin, ku të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë lënduar, pasi një autobus pasagjerësh ka përfunduar në një humnerë pas përplasjes me një kamionçinë.

Sponsor 3M Express

Aksidenti ka ndodhur të shtunën, në një segment të pjerrët dhe me shumë kthesa të një autostrade në departamentin Comayagua.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Honduras, në mesin e viktimave janë shoferi i autobusit, tre burra dhe pesë gra.

Autobusi, që operohej nga kompania e transportit „Transporte Carolina“, ishte nisur nga kryeqyteti Tegucigalpa drejt qytetit La Esperanza, rreth 170 kilometra më larg.

Një pjesëtar i ekipeve të shpëtimit ka bërë të ditur se disa pasagjerë janë hedhur jashtë autobusit gjatë rënies së tij në humnerë.

Shkaku i saktë i aksidentit ende nuk është bërë i ditur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lë pas Mbappen, Diomande bëhet mbreti i driblimeve te Real Madridi

Lë pas Mbappen, Diomande bëhet mbreti i driblimeve te Real Madridi

20 vjeçari shqiptar dëbohet një ditë pas daljes nga burgu nga Italia, riatdhesohet në Shqipëri

20 vjeçari shqiptar dëbohet një ditë pas daljes nga burgu nga Italia, riatdhesohet në Shqipëri

“Përgjegjësia është e Qeverisë”, opozita i përgjigjet Kurtit për migrimin

“Përgjegjësia është e Qeverisë”, opozita i përgjigjet Kurtit për migrimin