Austria hap 2.000 vende pune sezonale për Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova

Austria hap 2.000 vende pune sezonale për Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova

Austria hap 2.000 vende pune sezonale për Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të reja për punësim sezonal në Austri, pas vendimit të autoriteteve austriake për krijimin e një kuote të posaçme prej 2.000 vendeve të punës për shtetasit e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sponsor 3M Express

Rregullorja e re, e cila parashihet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2026, synon të lehtësojë angazhimin e punëtorëve nga rajoni në sektorin e turizmit, ku kërkesa për fuqi punëtore rritet veçanërisht gjatë sezoneve me fluks të shtuar të turistëve.

Në mesin e vendeve që përfitojnë nga kjo skemë është edhe Kosova, së bashku me katër shtete të tjera të rajonit, transmeton Telegrafi.

Përmes kësaj kuote, Austria synon të plotësojë nevojat e industrisë turistike për punëtorë sezonalë, ndërsa qytetarëve të vendeve të përfshira u krijon mundësi shtesë për të hyrë në tregun austriak të punës.

Megjithatë, punësimi do të bëhet në përputhje me kushtet dhe procedurat përkatëse të autoriteteve austriake, ndërsa kuota prej 2.000 vendeve i referohet të gjitha vendeve përfituese së bashku, jo vetëm Kosovës.

Vendimi pritet të krijojë mundësi të reja për punëtorët nga Kosova, veçanërisht në sektorët e hotelerisë, gastronomisë dhe shërbimeve turistike./Telegrafi/

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt – Nga sot në paraburgim edhe ish-vjehrra, ish-kunati dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vrasja e Arlinda Zekajt – Nga sot në paraburgim edhe ish-vjehrra, ish-kunati dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë

FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë

Austria hap 2.000 vende pune sezonale për Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova | Momenti