Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar qytetarët dhe bizneset se pagesat në para të gatshme në vlerë mbi 2 mijë euro janë të ndaluara.

Sipas njoftimit të ATK-së, çdo pagesë që tejkalon këtë shumë, ndërmjet bizneseve dhe individëve, duhet të realizohet përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.
ATK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos e tejkalojnë kufirin e lejuar për pagesat me para të gatshme dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi.
“Respektoni ligjin. Shmangni gjobat”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Burimi: Insajderi





