Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka identifikuar gjatë dy javëve të fundit dhjetëra raste me dyshime të bazuara për falsifikimin e vërtetimeve tatimore, të cilat janë përdorur ose synuar të përdoren për aplikim në subvencione.
Sipas ATK-së, të gjitha rastet e dyshimta janë përcjellë te organet kompetente për trajtim të mëtejmë, në përputhje me procedurat ligjore.

ATK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos përdorin, paraqesin apo përgatisin dokumente të falsifikuara për të përfituar subvencione ose përfitime të tjera, duke paralajmëruar se tentativat e tilla do të kenë pasoja ligjore.
Burimi: RTKLive




