Atentati i dyfishtë në Fier, hetimet shtrihen në Kosovë – vetura e djegur dyshohet se hyri nga territori kosovar

Hetimet për vrasjen e Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, dhe nipit të tij, Jakup Hasani, në Fier të Shqipërisë, janë shtrirë edhe në Kosovë dhe Suedi.

Sponsor 3M Express

Në fokus të hetuesve është një veturë e tipit “Volvo”, e cila ishte raportuar e vjedhur në Suedi në vitin 2023 dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të dyfishtë.

Autoritetet shqiptare dyshojnë se automjeti kishte hyrë në Shqipëri nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës.

Për këtë arsye, Policia e Shqipërisë u ka kërkuar homologëve kosovarë informacione lidhur me kalimin e automjetit, ndërsa po verifikohet edhe përfshirja e mundshme e shtetasve kosovarë në transportimin e tij.

Informacione janë kërkuar edhe nga autoritetet suedeze lidhur me rrethanat e vjedhjes dhe historikun e automjetit.

Vetura ishte gjetur e djegur në fshatin Dërmenas të Fierit, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin e autorëve të krimit dhe personave që mund t’i kenë ndihmuar.

Hakmarrja mbetet pista kryesore e hetimeve.

Selami Hasani kishte dalë nga burgu vetëm 20 ditë para se të vritej, pasi kishte përfunduar dënimin prej 25 vjetësh burgim për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

GoFundMe për rastin e dyshuar për mashtrim: Kemi rimbursuar të gjithë donatorët

GoFundMe për rastin e dyshuar për mashtrim: Kemi rimbursuar të gjithë donatorët

SEDAT PAJAZITI MERR POSTIN E MENAXHERIT TË PËRGJITHSHËM SPORTIV TE FC KEK

SEDAT PAJAZITI MERR POSTIN E MENAXHERIT TË PËRGJITHSHËM SPORTIV TE FC KEK

Ish-lojtari i Barcelonës flet pa filtra: Kjo ishte mangësia më e madhe e Xavit si trajner i yni

Ish-lojtari i Barcelonës flet pa filtra: Kjo ishte mangësia më e madhe e Xavit si trajner i yni