Astrit Selmani i jashtëzakonshëm në Kinë – 15 gola dhe shtatë asistime brenda një sezoni

Astrit Selmani i jashtëzakonshëm në Kinë – 15 gola dhe shtatë asistime brenda një sezoni

Astrit Selmani i jashtëzakonshëm në Kinë – 15 gola dhe shtatë asistime brenda një sezoni

Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të dalluar të kampionatit.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist kryesor te Shaanxi Union, duke regjistruar 15 gola dhe shtatë asistime në 28 paraqitje. Me gjithsej 22 kontribute në gola, Selmani ishte lojtari më produktiv i kampionatit, duke dëshmuar edhe një herë aftësitë e tij në fazën sulmuese.

Shaanxi Union mbetet jashtë elitës, pavarësisht paraqitjeve të Selmanit

Megjithatë, suksesi individual i sulmuesit kosovar nuk u shoqërua me objektivin e skuadrës. Shaanxi Union e përfundoi sezonin në vendin e tretë me 51 pikë, gjashtë më pak se Nantong Zhiyun, që zuri pozitën e dytë dhe siguroi promovimin direkt në elitën e futbollit kinez.

Kështu, pavarësisht kontributit të madh të Selmanit, skuadra e tij nuk arriti ta realizonte synimin për t’u ngjitur në kategorinë më të lartë. Megjithatë, në aspektin individual, kosovari ishte padyshim figura kryesore e ekipit dhe një prej lojtarëve më të mirë të gjithë kampionatit.

Standings provided by Sofascore

Vazhdimësi edhe në sezonin e dytë në Kinë

Paraqitjet e këtij edicioni dëshmojnë vazhdimësinë e Selmanit në futbollin kinez. Edhe në vitin 2025, në 13 paraqitje me Shaanxi Unionin, ai kishte realizuar pesë gola dhe kishte dhuruar katër asistime.

Në këtë mënyrë, sulmuesi ka regjistruar gjithsej 20 gola dhe 11 asistime në dy sezonet e tij në kampionatin kinez, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Astrit Selmani duke festuar një nga golat te Shaanxi Union

Pesë paraqitje dhe një gol me Kosovën

Selmani ka një karrierë me përvojë në disa kampionate evropiane, ku ka luajtur për klube si Hammarby, Varbergs, Hapoel Be’er Sheva, Midtjylland, IFK Göteborg dhe Dinamo Bukuresht, përpara se në korrik të vitit 2025 të transferohej në Kinë.

Ai ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, për të cilën ka regjistruar pesë paraqitje dhe një gol. Realizimin e vetëm me fanellën dardane e shënoi në fitoren 5-0 ndaj Burkina Fasos, në mars të vitit 2022.

Selmani gjatë grumbullimit me Kosovën

Edhe pse Shaanxi Union nuk arriti promovimin në elitë, Selmani e mbyll sezonin me statistika mbresëlënëse. Tashmë mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë aventurën në futbollin kinez apo do të shfaqet ndonjë mundësi e re për të në karrierën e tij.

Selmani vazhdon të mbetet në radarin e Kosovës, por konkurrenca e fortë me emra si Vedat Muriqi (Fenerbahce), Fisnik Asllani (Hoffenheim) dhe Albion Rrahmani (Venezia), të cilët luajnë në kampionate shumë më të forta, kanë bërë që 29-vjeçari të mos ftohet. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mbreti i Holandës: Marrëdhëniet me Kosovën do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve

Mbreti i Holandës: Marrëdhëniet me Kosovën do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve

FSK-ja avancon kapacitetet mjekësore sipas standardeve të NATO-s

FSK-ja avancon kapacitetet mjekësore sipas standardeve të NATO-s

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik