Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë i Real Madridit, Yan Diomande, ka shënua emrin e tij në librin e historisë së Ligës së Kampionëve.

Real Madridi mori fitoren e radhës në garën elitare të klubeve evropiane, pasi mposhti 4-1 RB Leipzig në ndeshjen e tretë të fazës së ligës.
Diomande shënoi një gol dhe një asistim në këtë ndeshje, duke vendosur edhe një rekord.
19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë u bë futbollisti më i ri afrikan që shënon dhe asiston në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve që nga shtatori i vitit 2003.
Lojtari i fundit afrikan që e arriti këtë moment historik në një moshë më të re ishte Obafemi Martins i Nigerisë, i cili regjistroi një gol dhe një asistim për Interin kundër Arsenalit në shtator 2003. /Telegrafi/




