ASK: Eksporti në muajin shtator 2026 mbulon importin me 17,0 %

ASK: Eksporti në muajin shtator 2026 mbulon importin me 17,0 %

ASK: Eksporti në muajin shtator 2026 mbulon importin me 17,0 %

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për tregtinë e jashtme të mallrave për muajin shtator 2026, sipas të cilave eksporti mbuloi importin me vetëm 17 për qind.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 2,6 % në muajin shtator 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 534,0 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 520,5 milion Euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me 17,0 %. Eksporti i mallrave në muajin shtator 2026 kishte vlerën 109,4 milion Euro, ndërsa importi 643,4 milion Euro, që është një rritje prej 27,5 % për eksport, si dhe një rritje prej 6,1 % për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025”, njofton ASK.

Sponsor 3M Express

ASK njofton se sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24,3 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17,1% e përbëjnë produktet minerale; 10,3 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,1 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,9 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; etj.

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 19,8% e përbëjnë produktet minerale; 11,8 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,2 % e përbëjnë mjetet e transportit; 11,1 % e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,1 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj”, njofton ASK.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 34,2 milion Euro, ose rreth 31,3 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22,1 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,8 %), Holanda (2,7 %), Bullgaria (2,3 %), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 281,0 milion Euro, ose 43,7 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12,7 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,5 %), Greqia (6,5 %), Italia (4,4 %), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 55,6 milion Euro, ose 50,8 % të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 36,8 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (25,3 %), Maqedonia e Veriut (13,9 %), Mali i Zi (5,0 %), Serbia (4,5 %), etj.

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 86,7 milion Euro, ose 13,5 % të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 1,2 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (6,2 %), Shqipëria (3,0 %), Serbia (3,0 %).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 19,6 milion Euro, ose 17,9 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (8,0 %) dhe Turqia (3,6 %).  

Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 275,7 milion Euro, ose 42,8 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (15,2 %) dhe Turqia (10,5 %).

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sulm me armë zjarri pranë Parisit, PNAT hap hetim për terrorizëm me prapavijë raciste

Sulm me armë zjarri pranë Parisit, PNAT hap hetim për terrorizëm me prapavijë raciste

MSh prezanton kronologjinë e trajtimit të pacientes me kancer që ndërroi jetë

MSh prezanton kronologjinë e trajtimit të pacientes me kancer që ndërroi jetë

Gjykata e Prishtinës: Nuk kishim mundësi tjetër ligjore përveç lirimit të Gani Gecit

Gjykata e Prishtinës: Nuk kishim mundësi tjetër ligjore përveç lirimit të Gani Gecit