Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e tretë të vitit 2026, sipas të cilave çmimet e prodhimit në Kosovë janë rritur për 1,2 për qind krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa në nivel vjetor shënojnë rritje prej 5,9 për qind.
Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 1,2 % ndërmjet TM3 2026 dhe TM2 2026. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër p.k.t. (14,8 %); nxjerrja e xehes së metalit (11,3 %), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (4,9 %); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (2,5 %); përpunimi i produkteve ushqimore (1,0 %); prodhimi i produkteve kimike (0,8 %); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (0,7 %); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0,6 %); prodhimi i tekstilit (0,6 %); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0,5 %); prodhimi i mobilieve (0,5 %); prodhimi i veshjeve (0,4 %); prodhimi i pijeve (0,1 %); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0,1 %).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove(-3,7 %); prodhimi i metaleve (-1,0 %); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (-0,9 %); xeherorët dhe guroret e tjera (-0,9 %).
Tremujori i tretë 2026 – Tremujori i tretë 2025, 5,9 %
Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,9 %, ndërmjet TM3 2026 dhe TM3 2025.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (32,2 %); prodhimi tjetër p.k.t. (26,1 %); prodhimi i pijeve (20,1 %); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (15,5 %); nxjerrja e xehes së metalit (11,4 %); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (7,3 %); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (4,4 %); përpunimi i produkteve ushqimore (4,2 %); prodhimi i metaleve (3,6 %); prodhimi i mobilieve (3,1 %); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2,9 %); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (2,4 %); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (2,3 %); prodhimi i pajisjeve elektrike (1,9 %); prodhimi i produkteve kimike (1,4 %); prodhimi i tekstilit (1,2 %); xeheroret dhe guroret e tjera (1,0 %); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (0,3 %).
“Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi i veshjeve (-6,0 %); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-3,6 %); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1,5 %); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-0,4 %); veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave (-0,8 %); dhe prodhimi i pijeve (-0,9 %)”, njofton ASK.
Burimi: RTKLive





