Akademik Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Akademisë, të thirrur për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
“Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë. Kryetar i Akademisë u zgjodh, akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e ASHAK-ut nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me procesin e votimit dhe numrin e votave që ka marrë Krasniqi.
Paraardhës i Krasniqit ka qenë Justina Shiroka-Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh president e Kosovës.
Burimi: Insajderi





