ASH: VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri, premtimi për mbi 2 mijë punësime përfundoi me shifra shqetësuese

Aleanca për Shqiptarët sot ka akuzuar VLEN-in se udhëhqësit e tyre janë shndërruar në vasalë të partnerit të tyre qeveritar maqedonas.

Sponsor 3M Express

Nga ASH thonë se VLEN-i erdhi në pushtet me premtime për ndryshim, zhvillim, punësime dhe integrim, por sot po dëshmon se prioriteti i vetëm ishin pushteti, privilegjet dhe pozitat.

“Ndërkohë që përfaqësimi i shqiptarëve në institucione po degradohet dhe gjuha shqipe po nënvlerësohet, VLEN hesht. Qytetarët me të drejtë pyesin se interesat e kujt po mbrojnë dhe me çfarë të drejte vazhdojnë të flasin në emër të shqiptarëve?
VLEN pranoi heqjen e balancuesit, mekanizmit që, pavarësisht mangësive, shërbente për të mbrojtur përfaqësimin e drejtë në punësim, duke premtuar zëvendësimin e tij me ligj të ri. Sot, ku është ai ligj? Ku është përfaqësimi i drejtë? Në vend të rezultateve, qytetarët marrin vetëm justifikime, mashtrime dhe retorikën e njohur “rrini rehat”.

Premtimi për mbi 2 mijë punësime përfundoi me shifra shqetësuese. Sipas të dhënave të paraqitura për punësimet në nëntë institucione shtetërore, nga gjithsej 515 të punësuar, 496 janë maqedonas dhe vetëm 19 shqiptarë, ose 3.7%.

Vetëm në Spitalin e Kumanovës, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Akademinë Ushtarake, nga 171 të punësuar, asnjë nuk është shqiptar! Në Institutin e Shëndetit Publik, nga 63 të punësuar, vetëm 3 janë shqiptarë. Shifra të ngjashme regjistrohen edhe në institucionet e tjera.

A është ky përfaqësimi i drejtë që premtuat? A është ky ndryshimi për të cilin kërkuat votën? Shqiptarët që ju besuan nuk e meritojnë këtë poshtërim.

Nëse këto shifra nuk ju bëjnë të skuqeni nga turpi dhe nuk ju rëndojnë ndërgjegjen, atëherë vazhdoni. Por përgjigjen e merituar do ta merrni nga qytetarët me votë.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të kërkojë llogari dhe të luftojë për përfaqësim të drejtë, barazi reale dhe dinjitet në çdo institucion. Shqiptarët meritojnë rezultate konkrete, jo premtime boshe dhe nënshtrim politik”, akuzojnë nga ASH./Telegrafi/

Lexo edhe

“Unë me Sharrin kam me u martu”, Anjeza shpreh pëlqimin për Sharrin?

“Unë me Sharrin kam me u martu”, Anjeza shpreh pëlqimin për Sharrin?

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për grabitjen e 7 mijë e 660 eurove në Gjakovë

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për grabitjen e 7 mijë e 660 eurove në Gjakovë

Kurti: Kosova po dëshmon qëndrueshmëri ekonomike, rritja arriti në 4.7 për qind

Kurti: Kosova po dëshmon qëndrueshmëri ekonomike, rritja arriti në 4.7 për qind