“Asgjë me rëndësi për të raportuar.” Vetëm një grua e kanë vrarë

“Asgjë me rëndësi për të raportuar.” Vetëm një grua e kanë vrarë

“Asgjë me rëndësi për të raportuar.” Vetëm një grua e kanë vrarë

“Asgjë me rëndësi për të raportuar” – vrasja e Arlindës nuk figuron në raportin policor të 24 orëve të fundit

Sponsor 3M Express

Vrasja e Arlinda Sylaj Zekajt, e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, nuk është përfshirë në raportin policor të 24 orëve të fundit për Pejën.

Në rubrikat “Incidentet kriminale” dhe “Rastet tjera – ngjarjet” është shënuar: “Asgjë me rëndësi për të raportuar.”

Mbetet të sqarohet koha e hartimit të raportit dhe periudha e saktë që ai mbulon, për të përcaktuar nëse ngjarja kishte ndodhur brenda intervalit të raportimit.

Arlinda dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për kërkesat që viktima ua kishte drejtuar institucioneve para vrasjes. Në një letër të pranuar nga Prokuroria më 22 tetor, ajo kishte paralajmëruar rrezikun ndaj jetës së saj.

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Arlinda.

Prokuroria Themelore në Pejë ka deklaruar se parashtresa ishte regjistruar për vlerësim nga prokurori kompetent dhe ishte përcjellë për trajtim urgjent tek institucionet përkatëse.

Tri ditë pas pranimit të letrës, Arlinda u vra.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Araujo thyen rekordin e shpejtësisë, ja çfarë e lidh me Mbappe-n

Araujo thyen rekordin e shpejtësisë, ja çfarë e lidh me Mbappe-n

Rriten rastet me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Rriten rastet me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës

Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës