Në qytetin e Podujevës dhe në fshatin Dumnicë po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave, në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Urbanizmit.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, të mërkurën është shtruar shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Dëshmorët Babatinca”, në qytet. Në këtë pjesë është ndërtuar edhe një trotuar i ri, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët.
Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit janë asfaltuar edhe disa rrugë dhe rrugica në fshatin Dumnicë, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit për banorët.
Komuna ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në pjesë të tjera të territorit të saj, me synimin e përmirësimit të infrastrukturës rrugore. /Telegrafi/




