As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dorëheqjen e tij si zgjidhje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Duke folur në konferencën për media, Sveçla ka rikujtuar se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga një pozitë që mbante, ndonëse, siç tha, nuk kishte përgjegjësi për rastin e atëhershëm.

Ai ka thënë se në atë kohë kishte menduar se largimi i tij do të ndikonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë.

Megjithatë, për situatën aktuale, Sveçla ka vlerësuar se dorëheqja e tij dhe e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe të drejtave të tyre.

“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë. Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve.” /Klankosova.tv

Lexo edhe

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen | Momenti