“As për 300 milionë euro?”, presidenti i Bayern Munichut e shpall të pashitshëm yllin e skuadrës

“As për 300 milionë euro?”, presidenti i Bayern Munichut e shpall të pashitshëm yllin e skuadrës

“As për 300 milionë euro?”, presidenti i Bayern Munichut e shpall të pashitshëm yllin e skuadrës

Sulmuesi francez Michael Olise është një nga futbollistët më të kërkuar të Bayern Munichut, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.

Sponsor 3M Express

Interesim për lojtarin kanë shfaqur disa skuadra angleze, por edhe Real Madridi, që nuk e ka fshehur pëlqimin për sulmuesin francez.

Megjithatë, drejtuesit e klubit bavarez nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij. Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka bërë të qartë se Olise nuk është në shitje, madje as në rast të një oferte prej 300 milionë eurosh.

telegrafi.com

“Ne nuk jemi një klub që shet, ne jemi një klub që blen. Michael ndihet mirë këtu dhe e di se çfarë ka te Bayern Munichu”, deklaroi Hainer për “t-online”.

Olise ka kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2029, ndërsa marrëveshja mes palëve nuk përmban klauzolë largimi.

Kështu, Bayern Munichu dërgon një mesazh të qartë për klubet e interesuara: sulmuesi francez është pjesë e rëndësishme e projektit të bavarezëve dhe nuk është në dispozicion për shitje. /Telegrafi/

Lexo edhe

Raportohet se Jakup Krasniqi do të qëndrojë 4 ditë në Kosovë

Raportohet se Jakup Krasniqi do të qëndrojë 4 ditë në Kosovë

Jakup Krasniqi qëndron 7 orë pranë familjes, EULEX-i s’lejon anëtarët tjerë ta takojnë

Jakup Krasniqi qëndron 7 orë pranë familjes, EULEX-i s’lejon anëtarët tjerë ta takojnë

Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut