“As nuk do t’ua merrte mendja”, ku e kishte fshehur drogën i dyshuari në Mitrovicë të Jugut – pamje nga aksioni i Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga një aksion i Policisë së Kosovës në luftën kundër narkotikëve.

Sponsor 3M Express

Sveçla ka njoftuar se nga aksioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor si dhe para të gatshme, ndërkaq nga pamjet e publikuar, i dyshuari substancën narkotike e kishte fshehur në kornizë të sipërme të derës.

Lexoni të plotë postimin e ministrit:

Vazhdon pa kompromis lufta e përbashkët institucionale kundër narkotikëve dhe shpërndarjes së tyre në rrugë.

Në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve. I dyshuari është arrestuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Lufta kundër narkotikëve është mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve tanë.

Substancat narkotike të destinuara për shitje në rrugë përbëjnë rrezik për komunitetin, veçanërisht për nxënësit dhe ambientet përreth shkollave. Prandaj, do të vazhdojmë me vendosmëri angazhimin për të parandaluar shpërndarjen e tyre dhe për të garantuar mjedise më të sigurta për fëmijët tanë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Milwaukee befason Toronton, Portland triumfon ndaj Philadelphias

Milwaukee befason Toronton, Portland triumfon ndaj Philadelphias

Shenjat e infarktit dhe goditjes në tru mund të shfaqen deri në 30 vjet më herët, zbulon studimi

Shenjat e infarktit dhe goditjes në tru mund të shfaqen deri në 30 vjet më herët, zbulon studimi

Incident në Gjakovë, përfshihen nxënësi i Ekonomisë me drejtorin e shkollës (VIDEO)

Incident në Gjakovë, përfshihen nxënësi i Ekonomisë me drejtorin e shkollës (VIDEO)