Një dënim prej vetëm dhjetë ditësh burgim ka përfunduar me arrestimin e një 29-vjeçari në Drenas. Policia ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e dërguar të dënuarin drejtpërdrejt për vuajtjen e dënimit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ramadan Ukën rreth 29 vjeç, nga fshati Çikatovë e Vjetër i Drenasit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, arrestimi është realizuar të mërkurën, më 21 tetor 2026, rreth orës 10:30, në kuadër të ekzekutimit të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Urdhëresa gjyqësore, parashihte dërgimin e Ukës në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 10 ditësh.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave përkatëse, 29-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Kështu, një dënim relativisht i shkurtër ka përfunduar me privimin efektiv nga liria të 29-vjeçarit, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




