Arsenali po përgatit një ofertë për Alex Baenan, të cilin e konsideron një nga objektivat kryesorë për përforcimin e krahut të majtë të sulmit.

Megjithatë, Atletico Madridi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e futbollistit spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi e sheh atë si një prej lojtarëve të rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.
Baena, 25 vjeç, po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, duke regjistruar pesë gola dhe tri asistime në 13 paraqitje.
Sipas raportimeve të “Football Insider”, interesimi i Arsenalit për spanjollin është rritur ndjeshëm, por drejtuesit e klubit londinez janë të vetëdijshëm se transferimi i tij gjatë afatit kalimtar të dimrit do të jetë shumë i vështirë.
Në rast se nuk arrijnë marrëveshje në janar, Arsenali mund të rikthehet me një ofertë për Baenan gjatë verës së vitit 2027.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




