Arsenali dhe Liverpooli kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësor të RB Leipzigut, Antonio Nusa, i cili mund të largohet nga klubi gjerman gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Norvegjezi 21-vjeçar po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke realizuar 13 gola në tri gara të ndryshme. Me këtë shifër, ai ka barazuar rekordin e tij personal, të vendosur në sezonin 2024/25.
Sipas gazetës gjermane “BILD”, Arsenali është një nga klubet që e ka ndjekur më nga afër futbollistin. Trajneri Mikel Arteta thuhet se vlerëson veçanërisht disiplinën taktike, shkathtësinë dhe cilësitë atletike të tij.
Madje, sipas raportimeve, një delegacion i klubit londinez ishte i pranishëm në përballjen e Leipzigut me Manchester Cityn, për ta vëzhguar nga afër paraqitjen e Nusas.
Përveç Arsenalit, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Liverpooli, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Aston Villa dhe Crystal Palace.
Megjithatë, RB Leipzig nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e futbollistit gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç nëse pranon një ofertë të jashtëzakonshme.
Klubi gjerman raportohet se e vlerëson Nusan deri në 80 milionë euro për verën e ardhshme, kur pritet të realizojë rreth 100 milionë euro të ardhura nga shitjet e futbollistëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




