Arsenali dhe gjiganti anglez në garë të çmendur për talentin brazilian, kushton 100 milionë euro

Arsenali dhe gjiganti anglez në garë të çmendur për talentin brazilian, kushton 100 milionë euro

Arsenali dhe gjiganti anglez në garë të çmendur për talentin brazilian, kushton 100 milionë euro

Arsenali dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për talentin brazilian Eduardo Pape, ndërsa edhe Bayern Munich po e përcjell nga afër zhvillimin e mesfushorit 17-vjeçar të Cruzeiros.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetarit të ESPN Brasil, Felipe Silva, klubet evropiane kanë nisur ta monitorojnë nga afër brazilianin, i cili konsiderohet si një prej talenteve premtues për të ardhmen.

Pape ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Cruzeiros, por ka lënë përshtypje të mira me skuadrën U20. Gjatë vitit të kaluar, ai regjistroi tre gola dhe tri asistime në 32 paraqitje.

Mesfushori ka përfaqësuar gjithashtu Brazilin në kategoritë e reja të kombëtares, duke shtuar interesimin për shërbimet e tij.

Cruzeiro ka siguruar shërbimet e talentit deri në dhjetor të vitit 2029, ndërsa kontrata e tij raportohet se përmban një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh për klubet e huaja.

Megjithatë, presidenti i klubit Azuriz, Nelson Ramos, pret që një transferim i mundshëm të realizohet për një shumë prej 20 deri në 25 milionë eurosh.

Ndërkohë, drejtori i akademisë së Cruzeiros, Adilson Batista, e ka krahasuar stilin e lojës së Papes me atë të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, dhe ish-sulmuesit kolumbian Radamel Falcao.

Arsenali dhe Newcastle po vazhdojnë ta përcjellin progresin e tij, por transferimi në Angli nuk mund të realizohet deri në verën e ardhshme, për shkak të kufizimeve që lidhen me transferimin e lojtarëve të mitur./Telegrafi/

Lexo edhe

Elijona i jep ‘mësim’ banores së re duke thumbuar Benitën: Me dhëmbë, njerëzit kanë fitu famë

Elijona i jep ‘mësim’ banores së re duke thumbuar Benitën: Me dhëmbë, njerëzit kanë fitu famë

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?

Arsenali dhe gjiganti anglez në garë të çmendur për talentin brazilian, kushton 100 milionë euro | Momenti