Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja në QKMF

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja në QKMF

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja në QKMF

Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal dhe se sot ka nisur shpërndarja e tyre në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, vaksinimi do të fillojë pas përfundimit të shpërndarjes së vaksinave në QKMF dhe njësitë e tyre.

Qytetarët që dëshirojnë të marrin informacione më të hollësishme për fillimin e vaksinimit mund të kontaktojnë institucionin më të afërt të kujdesit parësor shëndetësor në komunën e tyre.

MSH-ja dhe IKShPK-ja u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, me theks të veçantë te personat që bëjnë pjesë në grupet me rrezik të lartë.

Në mesin e kategorive që rekomandohet të vaksinohen me prioritet janë personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët me sëmundje kronike, personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë, si dhe profesionistët shëndetësorë.

Vaksinimi rekomandohet edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë të mbrohen nga gripi sezonal.

Sipas institucioneve shëndetësore, vaksinimi është një nga masat më të rëndësishme për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve, formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimit në spital.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen e 46-të

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen e 46-të

I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

Macron shpërthen ndaj liderëve të huaj për protestat në Francë: Të papranueshme dhe budallallëqe

Macron shpërthen ndaj liderëve të huaj për protestat në Francë: Të papranueshme dhe budallallëqe