Një person është arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 8.6 gramë substancë e dyshuar narkotike, dy pajisje të njohura si grinder, që dyshohet se përdoren për bluarjen e substancave narkotike, si dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.




